Felipe Melo përplaset fizikisht me Kyle Walkerin

Futboll

Felipe Melo përplaset fizikisht me Kyle Walkerin

Më: 22 dhjetor 2023 Në ora: 23:34
Felipe Melo e Kyle Walker

Manchester City mposhti në finalen e Kupës së Botës për klube skuadrën braziliane të Fluminense me shifrat 4-0 në Jeddah, duke ngritur kështu një tjetër trofe këtë vit kalendarik.

Por pak çaste pas fërshëllimës së fundit, shpërtheu “lufta” mes Walker dhe Felipe Melo.

Aryseja e përleshjes mbetet ende e paqartë, por Felipe Melo shkoi me vrull te lojtari anglez dhe e shtyu me një goditje të dhunshme, ku më pas filloi përleshja.

U desh ndërhyrja e të gjithë lojtarëve të tjerë për të ndarë këtë përplasje mes dy lojtarëve të cilët shquhen për problematikat brenda fushës, sidomos Felipe Melo, ish-lojtari i Juventusit dhe Interit..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat