Interi, skuadra që e ka mundur më shumë Leccen në kampionat

Futboll

Interi, skuadra që e ka mundur më shumë Leccen në kampionat

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 13:17
Foto ilustrim

Interi do të presë Leccen në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Serinë A. Ja statistikat e përballjeve mes tyre:

– Leçe ka fituar vetëm 1 nga 14 ndeshjet e fundit të Serisë A kundër Interit (3B, 10H), me rezultatin 1-0, me një gol të Xhakomacit, më 29 janar 2012.

– Interi është skuadra ndaj së cilës Leçe ka humbur më shumë ndeshje (26 në 34 ndeshjet e mëparshme) dhe ajo ndaj së cilës, kanë pësuar më shumë gola në Serinë A (79).

– Interi ka fituar 16 nga 17 ndeshjet në shtëpi kundër Leçes në Serinë A (1H), duke përfshirë nëntë të fundit. Zikaltrit shënuar 49 gola në ndeshjet e tyre në shtëpi kundër puliezëve në kampionat (2.9 për ndeshje), krahasuar me 6 të pësuar (0.4 për ndeshje).

– Interi fitoi 13 nga 16 ndeshjet e para në një sezon të Serisë A, për herë të dytë në historinë e tyre. Më parë ata e kishin arritur këtë vetëm në sezonin 2006/07, një edicion në të cilin shkuan te suksesi edhe në javën e 17-të.

– Pasi fitoi 3 nga 5 ndeshjet e para të këtij kampionati (2B), Leçe arriti vetëm një sukses në 11 në vijim (6B, 4H), kundër Frozinones në javën e fundit. Hera e fundit që puliezët fituan të paktën dy ndeshje radhazi në Serinë A, ishte në periudhën nëntor 2022 – janar 2023 (3).

– Interi ka mbajtur portën e paprekur në 11 nga 16 ndeshjet e luajtura në kampionatin aktual, vetëm në 5 raste në historinë e Serisë A ka një skuadër që ka shënuar më shumë porta të paprekura në 17 ndeshjet e para dhe ajo skuadër është Juventusi (12 në 1965/66 dhe 2022 / 23), Kaljari (13 në 1966/67), Milani (12 në 1971/72) dhe Roma (12 në 2003/04). Megjithatë, asnjëra prej tyre nuk e fitoi titullin në fund të sezonit.

– Edhe ndaj Lacios, Interi gjeti rrjetën pas një rikuperimi sulmues. Në përgjithësi, vetëm Fiorentina (150) dhe Napoli (141) kanë rikuperuar më shumë rikuperime ofensive në këtë kampionat sesa zikaltrit (138) dhe Leçe (128).

– Leçe është kundërshtari i vetëm aktualisht në Serinë A ndaj të cilit Henrik Mikhitarian ka shënuar më shumë se një gol dhe ka dhënë më shumë se një asist (2+2). Për më tepër, falë dy golave dhe 4 asisteve, lojtari i Interit është mesfushori i dytë më i vjetër që është përfshirë në më shumë se pesë gola në turneun aktual, pas vetëm Antonio Kandrevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat