Një tjetër mbrojtës tremb Milanin

Futboll

Një tjetër mbrojtës tremb Milanin

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 13:24
Fikajo Tomori

Dhe tani shifrat thonë se dëmtimet sezonale janë 30.

Një shifër e çmendur, e denjë për një buletin luftë, që ashtu siç tha edhe trajneri i Milanit, askush nuk arrin që t’i japë një shpjegim.

Por fundja, kush duhet t’ia japë tjetër…

Akoma më keq se kaq është fakti se nga 27 lojtarë që kuqezinjtë kanë në grup, vetëm 6 prej tyre nuk kanë vuajtur një dëmtim deri tani dhe kjo është alarmante.

Ndërkohë, të gjithë janë me sytë nga Fikajo Tomori, për të kuptuar më mirë se çfarë ka pësuar qendërmbrojtësi titullar dhe nëse problemi është apo jo i vështirë.

Indiciet e para flasin për një tërheqje të muskujve të pasëm të kofshës, madje ishte pikërisht në momentin që Tomori ishte i shtrirë në tokë që Salernitana shënoi. Gjithsesi, në orët në vazhdim do të kuptohet diçka më e qartë mbi anglezin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat