Hasani zbulon pse zgjodhi Rapid Bukureshtin

Futboll

Hasani zbulon pse zgjodhi Rapid Bukureshtin

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 13:30
Hasani

Skuadra e Rapid Bukureshtit e prezantoi sot transferimin më të ri të klubit, Florent Hasanin.

Ylli kosovar largohet nga KF Tirana për t’iu bashkuar skuadrës rumune në një marrëveshje dy vjeçare e gjysmë.

Tani, Hasani ka folur për mediat e klubit, ku zbuloi se kishte pasur oferta të shumta, por që zgjidhja më e mirë për të dukej se ishte Rapid Bukureshti.

“Kam pasur oferta të shumta, por me Rapidin e kisha një ndjenjë nga zemra që do të ishte një zgjidhje e mirë.

Kam analizuar gjithçka, kam folur me njerëz të ndryshëm, i fundit Albion Rrahmani.

Pas kësaj, unë e morra vendimin që ky ishte opsioni më i mirë për mua dhe tani unë jam këtu”, tha Hasani.

Po ashtu, ylli kosovar kishte edhe një mesazh për tifozët e skuadrës rumune.

“Ju premtoj tifozëve të mrekullueshëm të Rapidit që unë do të jap më të mirën për ta dhe për skuadrën dhe unë shpresoj që do të shijoj sa më shumë ndeshje së bashku”, tha Hasani.

Florent Hasani do ta bartë numrin 8 në fanellën e tij me Rapid Bukureshtin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat