Milani po mendon të shkarkojë Piolin

Futboll

Milani po mendon të shkarkojë Piolin

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 13:45
Pioli

Stefano Pioli duket t’i ketë ditët e numëruara te Milani.

“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar këtë të shtunë se italiani mund të shkarkohet pas barazimit zhgënjyes 2:2 me skuadrën e fundit në tabelë, Salernitana, të premten.

Kuqezinjtë nuk kanë fituar asnjë ndeshje si mysafir në Serie A që nga tetori dhe aktualisht janë tetë pikë prapa liderit, Inter, që ka një ndeshje më pak.

Sipas mediumit italian, drejtuesit e Milanit nuk janë vetëm të zhgënjyer nga rezultatet, por edhe nga lëndimet dhe mendojnë se Pioli dhe stafi i tij kanë një pjesë të përgjegjësisë.

Edhe intervista e trajnerit pas ndeshjes mbrëmë gjithashtu thuhet se nuk u vlerësua nga klubi pasi Pioli dukej shumë i nënshtruar.

Drejtorët dhe pronari i Milanit, Gerry Cardinale, tani po shqyrtojnë hapat e ardhshëm. Besohet se do të dëgjohet edhe mendimi i lojtarëve për të ardhmen e Piolit.

“Vendimi përfundimtar i Cardinale mund të shkojë në një mënyrë ose në tjetrën”, ka shkroi gazeta italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat