Refik Halili ‘shkund’ Tiranën

Futboll

Refik Halili ‘shkund’ Tiranën

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 13:56
Refik Halili

Refik Halilit i është sosur durimi. Presidenti i Tiranës ka zbritur në fushën stërvitore të ‘Skënder Halilit’, aty ku grupi po vijonte me seancën e rradhës dhe ka mbajtur një fjalim para lojtarëve dhe stafit teknik.

Katër ndeshje pa fitore dhe humbja në Klasike janë të patolerueshme për një klub si Tirana.

Kreu i bardhebluve ka shkundur skuadrën dhe bën ultimatum për fitore ndaj Egnatias. Një sukses ndaj kryesuesve, sigurisht do të ishte oksigjen për lojtarët, por humbja do të ishte fatale pasi Dinamo e Skënderbeu janë direkt pas për një vend në Final Four.

Në një situatë të tillë, lëvizjet në merkato janë të detyrueshme pasi grupi nuk po përgjigjet në fushën e lojës.

Klubi ka vendosur për një revolucion në merkaton e janarit dhe pas shitjes së Florent Hasanit pritet të ketë shumë largime të tjera. Ardit Hila është i pari që do të  largohet, por vetëm për klube të Kategorisë së Parë dhe jo rivalë si Vllaznia, Partizani e Egnatia.

Largimet, reciprokërisht, duan edhe zëvëndësimet e tyre ndaj bardheblutë do të bëjnë edhe shumë afrime. Dy emrat e dalë në media janë du sulmuesit Mustapha Ba dhe Drilon Hazrollaj nga kampionati i Kosovës. Për të parin Trepça kërkon 150 mijë euro, ndërsa talenti i Malishëvës kërkohet edhe nga Ballkani.

Nëse arrihet te kjo dyshe, sulmi do të kompletohet e të përforcohet jashtë mase. Veç tyre do të ketë edhe afrime në repartee të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat