Bujar Hajdari më nuk është pjesë e Voska Sport

Futboll

Bujar Hajdari më nuk është pjesë e Voska Sport

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 14:36
Bujar Hajdari

Bujar Hajdari është një agjent i lirë dhe i njëjti mund të kërkojë një skuadër të re, ku do të mund të vazhdonte karrierën.

Shkupjani nuk arriti që të shfaq cilësitë e tij te skuadra e Voska Sport, të cilës skuadër iu bashkua gushtin e këtij viti, kur arriti nga rradhët e Vllaznisë së Shkodrës.

Me fanellën e Voska Sport, Hajdari u paraqit në vetëm 3 ndeshje, duke kaluar gjithsej 31 minuta në fushën e blertë.

Pikërisht minutazhi, por edhe konkurrenca në vijën e sulmit, bënë që Hajdari të largohet nga Voska Sport, skuadër kjo që pjesën e parë të sezonit aktual e mbylli në pozitën e 9-të me 20 pikë.

Kujtojmë, Hajdari në futbollin tonë vendor ka luajtur edhe me Skopjen dhe Rabotniçkin, ndërsa i njëjti është prodhim i shkollës së FC Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat