Rebeka futet në histori

Futboll

Rebeka futet në histori

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 18:37
Pamje nga ndeshja

Rebeka Uelç hyri në histori të shtunën kur u bë gruaja e parë që arbitroi një ndeshje të Premier League. 40-vjeçarja mori drejtimin e ndeshjes së Fulham kundër Bërnlej në “Craven Cottage”. Uelç u bë gjyqtare në vitin 2010 kur e kombinoi atë me një punë në NHS (shërbimi shëndetësor), përpara se të bëhej një arbitre me kohë të plotë në 2019-ën.

Në janar, Uelç u bë gruaja e parë që arbitroi një ndeshje për meshkuj në Championship. Ajo u kthye në “Craven Cottage” një muaj pasi shërbeu si gjyqtarja e katërt gjatë humbjes 1-0 të Fulham në Premier Ligë nga Mançester Junajtid.

Uelç ishte gruaja e parë që mori përgjegjësinë për një ndeshje të raundit të tretë të FA Cup në 2022, pasi u shtua në listën kombëtare të EFL për futbollin e meshkujve, i cili mbikëqyr ndeshjet e Ligës 1 dhe Ligës 2.

Puna e saj është njohur edhe në skenën ndërkombëtare, pasi është në listën elitare të FIFA-s të gjyqtarëve ndërkombëtare në dhjetor 2020, përpara se të arbitronte në Kupën e Botës për Femra në Australi dhe Zelandën e Re në verë.

Hauard Ueb, “moment kyç” për arbitrimin!

“Nuk kemi parë një femër të marrë drejtimin e një ndeshjeje të Premier Ligës kurrë më parë”, tha shefi i gjyqtarëve Hauard Ueb për BBC Sport.

“Ne kemi disa gjyqtare vërtet të talentuara në futbollin e meshkujve dhe femrave.

Rebeka po e udhëheq atë. Ajo shkoi në Kupën e Botës në Australi dhe Zelandën e Re. Ajo ka qenë e ekspozuar ndaj ndesghjeve të mëdha dhe është një model vërtet i mirë për gratë dhe vajzat që mendojnë se arbitrimi është për ta, ndërsa më parë nuk e bënin.”

Në korrik, Federata Angleze e Futbollit paraqiti plane për të rekrutuar 50% më shumë gjyqtarë nga prejardhje “historikisht të nënpërfaqësuar” deri në vitin 2026, duke synuar një rritje prej 1,000 gjyqtarësh femra dhe 1,000 gjyqtarëve me prejardhje afrikane ose aziatike në të gjitha nivelet e futbollit në tre vjet.

Rebeka Uelç është mirëpritur edhe nga tifozët në ndeshjen e sotme në “Craven Cottage” duke marrë vlerësime dhe komplimente për debutimin e saj si kryesore në një ndeshje të Premier Ligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat