Interi pa problem, Ramadani titullar e Asllani 15 minuta 

Futboll

Interi pa problem, Ramadani titullar e Asllani 15 minuta 

Nga: K.G. Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 19:48
Interi

Interi e bën detyrën ashtu siç e kishte paraparë, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Leccen., në takimin e javës së 17-të të Serie A.

Futbollisti Ylber Ramadani u paraqit titullar për Leccen dhe Kristjan Asllani nga minuta e 75-të për Interin.

Bisseck shënoi në minutën e 43-të e Barella në atë të 78-tën, për fitoren e Interit.

Banda i Lecces u përjashtua me karton të kuq në minutën e 84-të.

Lecce u orvat maksimalisht por nuk ia doli t’i befasojë zikaltrit.

Interi kryeson me 44 pikë, ka katër më shumë se Juventusi në vend të dytë dhe Lecce është në vend të 12-të me 20 pikë të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat