Vdes portieri që sfidonte gjeneratën e Fadil Vokrrit, Fadil Muriqit e Kujtim Shalës

Futboll

Vdes portieri që sfidonte gjeneratën e Fadil Vokrrit, Fadil Muriqit e Kujtim Shalës

Nga: K. Goca Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 21:00
Pero Gilen

Ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare portieri legjendar i Sutjeskës, malazezi Pero Gilen.

Gilen mbahet mend edhe nga gjeneratat e vjetra në Kosovë, kur më Sutjeskën sfiduan gjeneratën e artë të Prishtinës së kapitenit Fadil Vokrri, Fadil Muriqit, Kujtim Shalës, Mensur Nexhipit, Sahit Kelmendit, Skënder Shenhylit, Xhevdet Muriqit, portierit Neshet Zhaveli, Rifat Mehinoviq, Zoran Batroviq, Favzi Ramës, Faton Domit, Shefqet Sinanit etj.    

Gilen është rritur në Sutjeskë dhe ka pas suksesin me të madh me këtë ekip në ligën e parë ish jugosllave. 

Gilen ka punuar edhe si trajner në Sutjeskë, e më pas gjurmëve të tij ka ndjekur djali i tij Vladani, i cili tani është kapiten i Sutjeskës së Nikshiqit.

Është bërë e ditur se Gilen do të varroset të hënën në ora 14.00, në varrezat në Koçan afër Nikshiqit.

Duhet theksuar se Prishtina e pat mposhtur me rezultat 3:1 Sutjeskën, në ndeshjen që u luajt në Prishtinë me 9 mars të vitit 1986, ku ishin të pranishëm më shumë se 30 mijë shikues.

Gilen pësoi dy gola pasi u fund në pjesën e dytë në vend të Zhivanoviqit. 

Pas javës së 19-të, Prishtina renditej në vend të pestë me 21 pikë e Sutjeska në të dhjetin me 18 sosh në ligën e parë të ish RSFJ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat