Ja çfarë i ndodhi Xherdan Shaqirit në Prishtinë

Futboll

Ja çfarë i ndodhi Xherdan Shaqirit në Prishtinë

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 22:11
Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri është njëri prej yjeve më të mëdha të futbollit shqiptar, e po ashtu edhe i Zvicrës.

Gjatë karrierës së tij tashmë kogja të gjatë e të bujshme vazhdimisht ka dhuruar momente krenarie, jo vetëm te shqiptarët, por edhe te zviceranët dhe te tifozët e klubeve të huaja ku ka luajtur, si në Zvicër, Gjermani, Angli, Itali, e së fundmi edhe në Amerikë.

Mirëpo, futbollisti me famë botërore që ka fituar edhe dy tituj të Ligës së Kampionëve mbrëmë kishte dalë për t’u argëtuar në njërën prej klubeve të natës më të njohura në vend, në “Zone Club” në Prishtinë.

Mirëpo, flitet e përflitet se Shaqiri me një grup shokësh që e shoqëronin "largohen nga aty".

Ndoshta edhe me vet dëshirë është larguar nga aty. 

Megjithatë kjo që përflitet mbetet të vërtetohet se a është e saktë apo vetëm një thashethem.

Shaqiri është lojtar shembullor si brenda dhe si jashtë fushës.

Shaqiri është futbollist që ka bërë krenar kombin shqiptar dhe më i urryeri në Serbi, për faktin se dy herë e ka rrëzuar Serbinë nga Kampionati Botëror.

Ai sa herë i premton koha vjen dhe e viziton Kosovën sepse asnjëherë nuk e harron vendlindjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat