Liverpool rrezikon të mbetet pa Salah për tetë ndeshje, kjo është arsyeja

Futboll

Liverpool rrezikon të mbetet pa Salah për tetë ndeshje, kjo është arsyeja

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 11:48
Mohamed Salah

Liverpooli mund të mbetet pa Mohamed Salah për tetë ndeshje, për shkak të Kupës së Kombeve të Afrikës.

Salah do të lirohet nga angazhimi me klubin pas ndeshjes kundër Newcastle që do të zhvillohet më datë 1 janar në “Anfield”

Është menduar në fillim se ai do të jetë pjesë e ekipit për udhëtimin në Londër në kuadër të rrethit të tretë ndaj Arsenalit në Kupën FA me datë 7 janar, meqenëse Kupa e Kombeve të Afrikës nuk starton deri më 13 janar.

Ndeshja e parë e Egjiptit në kuadër të këtij kompeticioni do të jetë ndaj Mozambikut më 14 janar. Ata gjithashtu do të përballen me Cape Verden dhe Ganën në grupin B.

Por, Salah do të udhëtojë më herët për t’u stërvitur më bashkëkombasit e tij para fillimit të turneut.

Egjipti arriti finale në 2021 por humbi ndaj Senegalit të Sadio Manes në ndeshjen e zhvilluar në Kamerun.

Kupa e Kombeve të Afrikës është planifikuar të zgjasë deri më 11 shkurt, kështu që është e mundur që Salah të humbasë gjatë kësaj periudhe rreth katër ndeshje në Ligën Premier.

Ai me shumë mundësi nuk do të luajë ndaj Bournemouth (21 janar), Chelsea (31 janar), Arsenal (4 shkurt) dhe Burnley (10 shkurt).

Salah nuk do të luante gjithashtu as në raundin e katërt të Kupës FA në rast se Liverpooli e mposht Arsenalin në “Emirates” si dhe do të humbasë të dy ndeshjet ndaj West Hamit në gjysmëfinale të Carabao Cup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat