Mazzarri: E gjeta Napolin me probleme

Futboll

Mazzarri: E gjeta Napolin me probleme

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 11:55
Mazzarri

Trajneri i Napoli-t Walter Mazzari ka analizuar humbjen 2-0 ndaj Roma-s, ndërsa e ka vënë edhe njëherë theksin te fakti që skuadrën e ka gjetur me probleme.

Më tej kreu i stolit të Napolit shtoi se e kishte gjetur skuadrën me shumë probleme dhe theksoi se kalendari shumë i vështirë ka ndikuar që përmirësimi të mos shihet sa duhet.

“Unë erdha këtu sepse Napoli kishte probleme.

Ne u përballëm me Empolin, Interin, Juventusin, Real Madridin dhe Romën në një kohë shumë të shkurtër, ndaj është normale që të ketë vështirësi.

Megjithatë disa gjëra tashmë janë përmirësuar, teksa duhet të përmirësojmë edhe finalizimin, pastaj të gjithë do e shohin futbollin që duan”-deklaroi Mazzarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat