Silva në Arabinë Saudite?

Futboll

Silva në Arabinë Saudite?

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 13:06
Silva

Pavarësisht se kontrata e tij me Manchester Cityn i skadon në fund të këtij sezoni, megjithatë, Bernardo Silva, ka hedhur poshtë zërat se do të largohet nga skuadra e Pep Guardiolës.

Reprezentuesi i Portugalisë kërkohet nga klubet arabe, por, lojtari, ka thënë se dëshiron akoma të luajë në Evropë, sepse sipas tij, futbolli evropian është niveli më i lartë.

“Për momentin jam i fokusuar te Manchester City. Jam shumë i lumtur që luaj në futbollin evropian dhe për mendimin tim futbolli evropian mbetet niveli më i lartë”, ka thënë Silva.

Ai është një nga lojtarët kryesor tek kampionët në fuqi të Anglisë dhe Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat