Rrapaj: Partizani gjithmonë ka synime

Futboll

Rrapaj: Partizani gjithmonë ka synime

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 14:31
Arinaldo Rrapaj

Është ende mjaft i ri, por ka arritur jo pak. Arinaldo Rrapaj, edhe pse 22 vjeç, është lojtari më i spikatur jo vetëm i Partizanit, por edhe i futbollit në Shqipëri, për vitin që po mbyllet.

Ai u vlerësua si më i miri në 2023 nga Federata Shqiptare e Futbollit, ndërsa flet për këtë çmim në intervistën për Abc-në.

Ky vit ka qenë padyshim i Partizanit, me titull e superkupë, ndonëse në Europë mund të bëhej më shumë.

Ky sezon ka pasur ulje-ngritje, sa beson Rrapaj tek Partizani?

“Partizani gjithmonë ka synime dhe objektiva të qarta që çdo vit të shpallet kampion.

Këtë vit jam shumë i sigurt që kemi kualitetin dhe cilësitë në ekip për ta mbrojtur titullim kampion.

Kemi forcën dhe besimin tek njëri-tjetrin për ta mbrojtur titullin kampion”, ka thënë ai.

Flitet shumë për një largim jashtë vendit, dhe ekziston padyshim ëndrra për kombëtaren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat