Daja: Barazimi ishte rezultat i drejtë

Futboll

Daja: Barazimi ishte rezultat i drejtë

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 14:43
Daja

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, pas barazimit me Gjilanin pa gola të dielën ka thënë se është i kënaqur me rezultatet e arritura në vitin 2023.

Ai ka thënë se pavarësisht ngarkesave të mëdha, lojtarët kanë shfaqur më të mirën.

“Besoj që rezultati më i drejtë ishte barazimi.

Është java e 33-t që mbaron që nga java e korrikut.

Kemi të njëjtën paraqitje historike në Evropë.

Kemi vetëm dy humbje, katër barazime e 12 fitore në këtë gjysmëstinor të kampionatit të Kosovës.

Me gjithë ngarkesën që kemi pasur, me gjithë dëmtimet në këto 33 javë, kemi mbyllur një kampionat më mirë se ai i vjetshmi. Vjet në mos gaboj ishim me pikë të barabarta me pikë me Dritën. Sivjet jemi gjashtë pikë para.

Sot na mungonte thuajse një formacion i tërë. E them i tërë sepse edhe largimi i Rrahmanit, Korenicës dhe lëndimi i Emërllahut, kanë ardhur në kohën kur ne nuk mund të bënim merkato. Janë shumë lojtarë. Edhe pjesa tjetër e stolit ka punuar më mirë se vitin e kaluar. Kemi pasur djem relativisht të rinj në bankinë”, ka thënë fillimisht trajneri Daja për “ArtMotion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat