Tirana i jep leksion Egnatias

Futboll

Tirana i jep leksion Egnatias

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 15:29
Tirana

Tirana ka arritur të mposhtë Egnatian në Rrogozhinë me rezultatin e thellë 0:5, e vlefshme për javën e fundit të fazës së dytë të kampionatit.

Sfida nisi mjaft mirë për të dyja skuadrat, me bardheblutë që arritën të gjenin golin në pjesën e parë me Rimal Haxhiun. Vendasit provuan të barazonin, por çdo gjë u prish pas kartonit të kuq të Aleksit.

Pas kësaj, bardheblutë nuk u përmbajtën, duke i shënuar dhe katër gola të tjera rrogozhinasve me latifin dy herë, haxhiun sërish dhe Abazajn.

Kështu Tirana ngjitet sërish në vendin e tretë me 26 pikë, ndërsa Egnatia vazhdon të qëndrojë në krye të kampionatit me 37 pikë.

25′, 74′ Haxhiu, 68′, 87′ Latifi, 82′ Abazaj!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat