Chelsea kokulur nga stadiumi 'Molineux', Broja 59 minuta

Futboll

Chelsea kokulur nga stadiumi 'Molineux', Broja 59 minuta

Nga: K.G. Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 15:57
Wolves feston

Chelsea zhgënjeu në udhëtim, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 nga “Wolves, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Molineux”.  

Chelsea është larg synimeve, humbja e sotme e vërteton këtë.

Lemina në minutën e 51-të e Doherty në atë të 90+3, kanë realizuar për fitoren e madhe të Wolves-it.

Nkunku në minutën e 90+6 ngushtoi humbjen në 2:1.

Reprezentuesi i Shqipërisë, Armando Broja, u paraqit 59 minuta ku u zëvendësua nga Modryk.

Pas javës së 18-të të Premier League, Chesea është në vend të 10-të me 22 pikë sa ka edhe Wolves një pozitë më poshtë.

Bilanci i ekipeve është identik, 6 fitore, 4 barazime e 8 humbje por Chelsea ka goldallmin 29:28 e Wolves 23:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat