Po përgatitet që me rifillimin e kampionatit spanjoll

Futboll

Po përgatitet që me rifillimin e kampionatit spanjoll

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 16:37
Ryduger e Tçuameni

Tçuameni po përgatitet që me rifillimin e kampionatit spanjoll në ditët e para të vitit të ri, të zërë një pozicion të ri në fushë, atë të mbrojtësit.

Mungesat e shumta si pasojë e dëmtimeve, mund ta detyrojnë trajnerin Ançeloti ta tërheqë në prapavijë mesfushorin francez.

Dhe me sa duket detyrën për ta mësuar Tçuamenin të përshtatet me pozicionin e ri, Ançeloti ia ka besuar Antonio Rydigerit, i vetmi mbrojtës qendre që është i gatshëm në Madrid.

Diçka që mbrojtësi gjerman duket se do ta bëjë me kënaqësi.

“Nuk është ajo që i pëlqen më shumë, por është një situatë emergjente.

Tçuameni do të mësohet me  mbrojtjen. Jam gati t’i jap një dorë”, ka shpjeguar Rydiger në një koment të shkurtër për mediat spanjolle.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat