Fajësojnë gjithmonë Brojën! Çfarë nuk shkon te Chelsea?

Futboll

Fajësojnë gjithmonë Brojën! Çfarë nuk shkon te Chelsea?

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 16:47
Pamje nga ndeshja

Chelsea ka humbur në shifrat 2-1 ndaj Wolves në ndeshjen e sotme.

Një tjetër gabim për londinezët në transfertë, teksa nga minuta e parë e nisi edhe Armando Broja.

Sulmuesi shqiptar u largua nga fusha në minutën e 59, ndërsa është bërë e udhës që në çdo ndeshje, ky lojtar të kritikohet shumë nga tifozët.

Por çfarë nuk po shkon me Brojën dhe Chelsea-n?

Duhet pranuar se nëse situata vazhdon kështu, sulmuesi duhet të largohet menjëherë nga kjo skuadër. Edhe këtë herë është parë qartë se Armando nuk është shërbyer në shumë raste nga shokët e ekipit.

Një problem ky i lojtarëve të Chelsea që kërkojnë të finalizojnë vet çdo aksion të ndërtuar nga skuadra.

Shembulli më i mirë ishte ai i minutës së 34 ku Sterling doli i vetëm para portierit të tij dhe në krah gjendeshin dy futbollistë të Chelsea që gjendeshin me portë bosh.

Por Sterling nuk zgjodhi që të pasojë për të bërë më të thjeshtën, goditi vet dhe portieri arriti që të shmang rastin e rrezikshëm. Në fund, një gol i sigurt i humbur që ndikon direkt në rezultatin 2-1..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat