Kjo është nota për sulmuesin shqiptar në humbjen e Chelseat

Futboll

Kjo është nota për sulmuesin shqiptar në humbjen e Chelseat

Nga: K. Goca Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 17:05
Notat

Chelsea nuk ia doli në terren të Wolves-it, duke pësuar humbje me rezultat 2:1, në ndeshjen e javës së 18-të të Premier League.

Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, u aktivizua nga minuta e parë për Chelseat.

Sulmuesi shqiptar është zëvendësuar në minutën e 59-të nga Modryk.

Broja është vlerësuar me notën 6.7 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.

Lojtar i ndeshjes është Mario Lemina i Wolves-it, me notën  7.9.

Pas javës së 18-të, Chelsea zë vendin e 10-të me 22 pikë sa ka edhe Wolves një pozitë më poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat