Sulmuesi shqiptar, lojtar i ndeshjes në Turqi! Nota 8.0

Futboll

Sulmuesi shqiptar, lojtar i ndeshjes në Turqi! Nota 8.0

Nga: K. Goca Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 17:14
Sokol Cikalleshi,

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Sokol Cikalleshi, ka dëshmuar formë të mirë dhe saktësi në konkretizimin e dy penalltive për ekipin e tij, Konyapor.

Skuadra e Konyaspor ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Kayserispor-it.

Sokol Cikalleshi ka shënuar në minutën e 50-të dhe të 63-tën, të dyja nga penalltia.

Image

Notat

Cikalleshi është shpallur futbollist i ndeshjes, me notë 8.0 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.

Te skuadra rivale më i miri është Majid Hosseini me notën 7.3.

Pas javës së 18-të në elitën e futbollit turk, Kayserispor është në vend të 4-të me 29 pikë e Konyapor i 15-ti me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat