Zhegrova mungoi në ceremoninë e FFK-së për më të mirët e vitit

Futboll

Zhegrova mungoi në ceremoninë e FFK-së për më të mirët e vitit

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 20:19
Zhegrova

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) mbajti sonte ceremoninë “Laureatët 2023”.

Në këtë ceremoni mungoi ylli ynë, Edon Zhegrova, pavarësisht se ai ndodhet në Prishtinë.

Anëtari i Lille është parë në sallën “1 Tetori”, duke ndjekur nga afër ndeshjen mes Sigal Prishtinës dhe Vëllaznimit.

Ai u pa në shoqërinë e kryetarit të klubit prishtinas, Blerand Stavileci, dhe zyrtarëve tjerë të këtij klubi.

Kujtojmë se së fundmi kishte një lloj “përplasjeje” mes Edon Zhegrovës dhe Kosovës, si dhe ish-përzgjedhësit Primoz Gliha, me ç’rast kishte edhe reagime të shumta.

24-vjeçari nuk ishte ftuar për ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues për “Euro 2024”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat