Çfarë po ngjan me Kamberin në Kroaci?

Futboll

Çfarë po ngjan me Kamberin në Kroaci?

Më: 24 dhjetor 2023 Në ora: 23:38
Florian Kamberi

Sulmuesi shqiptar Florian Kamberi, po kalon një moment jo fort pozitiv në karrierën e tij.

28-vjeçari këtë sezon iu bashkua skuadrës së Slaven Belupos në elitën e futbollit kroat, por aventura e tij tek ky ekip zgjati vetëm 5 ndeshje. 

Së fundmi bëhet me dije se Kamberit i është shkëputur kontrata dhe tashmë ka dalë si lojtar i lirë.  

Në 5 sezonet e fundit futbollisti që në të kaluarën ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare, ka ndërruar 8 skuadra dhe në total ka mundur të shënojë vetëm 9 gola. Aventura me të vërtet zhgënjyese.  

Edhe pse u shpresua shumë se Kamberi do të kishte një karrierë të suksesshme, ajo ka ardhur në rënie të lirë nga sezoni në sezon..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat