​Milani synon Antonio Conten

Futboll

​Milani synon Antonio Conten

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 08:33
Antonio Conte

Sipas raportimeve të mediave në Itali, Milani mund provojë angazhimin e Antonio Contes si trajner për sezonin e ri, gjithmonë nëse klubi nuk vendos për shkarkimin e Stefano Piolit gjatë këtyre ditëve.

Pioli e ka gjetur veten nën presion të shtuar pas barazimit zhgënjyes 2-2 të së premtes kundër Salernitana-s. Kuqezinjtë kanë fituar vetëm një nga tre ndeshjet e fundit në Serie A.

Pasi u eliminua edhe në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, përfundimi në top katërshe është bërë edhe më i domosdoshëm.

Megjithatë, ka spekulime në rritje se kohës së Piolit në San Siro po i vjen fundi, dhe mediat italiane sugjerojnë se mund të ketë një ndryshim gjatë verës.

Nëse do të ishte kështu, “La Gazzetta” dhe ‘Calciomercato” sugjerojnë se Conte është trajneri më i mirë dhe më i profilit të lartë aktualisht në treg.

Ekziston një pritshmëri që Conte do të kishte një pagë të lartë dhe ka të ngjarë të kërkonte disa nënshkrime të menjëhershme dhe potencialisht të shtrenjta, por ai gjithashtu do të pritet të rregullojë problemet e Milanit që lidhen me intensitetin dhe qëndrueshmërinë mbrojtëse.

Një emër tjetër, dhe me gjasë një opsion shumë më i lirë, që është sugjeruar është ish-mbrojtësi i djathtë dhe trajneri aktual i Primavera, Ignazio Abate, i cili ka impresionuar në rolin e tij me U19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat