Turpi i një stadiumi

Futboll

Turpi i një stadiumi

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 15:21
Kështu duket tribuna

Ka mbetur në mëshirën e fatit stadiumi i qytetit të Kumanovës, dikur nikoqire e garave të Ligës së Parë.

Sot stadiumi nuk përmbush kriteret bazë as për zhvillimin e ndeshjeve të fatosave.

Mediumi në Maqedoni, "Open TV" muaj më parë ka nisur një pyetje në adresë të Komunës së Kumanovës në lidhje me premtimin që kishte bërë para zgjedhjeve për stadiumin, po institucioni dhe kreu i saj vazhdojnë të injorojnë pyetjen tonë.

Nga ana tjetër, burime brenda Federatës së Futbollit merr vesh se ka vullnet dhe gatishmëri që të ndihmojë në rikonstruimin e stadiumit të qytetit në Kumanovë, por që problemi qëndron te Komuna, respektivisht te kryekomunari Maksim Dimitrievski, i cili preferuaka stadium në një lokacion tjetër.

Njëri nga trajnerët më aktiv, i mirënjohuri Ismet Zeqiri sot në facebook ka kërkuar ndihmë nga donatorë privat dhe dashamirë të sportit për krijimin e kushteve për gjeneratat e reja që do nisin garat në pranverë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat