Manchester City mund të transferojë yllin e Bayernit

Futboll

Manchester City mund të transferojë yllin e Bayernit

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 17:57
Joshua Kimmich

Joshua Kimmich mund të transferohet që në janar te Manchester City.

Media angleze raporton se mesfushori gjerman nuk ka raporte aspak të mira me trajnerin aktual të Bayernit, Thomas Tuchel.

Pikërisht për këtë arsye, ai ka refuzuar edhe zgjatjen e kontratës që i skadon në verën e 2025-ës, teksa nga situata është gati të përfitojë Pep Guardiola, i cili e njeh mirë që nga koha kur të dy ishin pjesë e Bayernit.

Në Angli janë të bindur se negocuiatat mes palëve kanë nisur dhe madje nuk përjashtojnë as mundësinë e transferimit të Kimmich në Premier League që në muajin janar.

Megjithatë Bayerni nuk është një klub që shet lehtë futbollistët e tij dhe aq më tepër në janar. Klubi bavarez do të duhet të gjejë më parë zëvendësuesin, që sipas gjasave do të jetë portugezi Palhinha i Fulham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat