Kurtaj rikthehet të Ferizaj

Futboll

Kurtaj rikthehet të Ferizaj

Nga: K. G. Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 18:02
Kurtaj

Ferizaj e ka ndërmend që të kompletohet e të shtojë konkurrencën në çdo repart, që në edicionin e pranverës të ketë fjalën kryesore në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi B.

Ferizaj ka rikthyer futbollistin Albin Kurtaj.  

“Më në fund, FC Ferizaj dhe sulmuesi shpërthyes Albion Kurtaj bashkojnë forcat, për një pranverë sa më të nxehtë dhe shpërthyese.

Kurtaj ishte pjesë e jona edhe para dy sezoneve kur ne u inkuadruam nga Liga e Parë në Superligë.

Së fundmi ai ishte pjesë e Prishtinës, ku u transferua nga Llapi.

Kurtaj asnjëherë nuk u largua njëmend nga Ferizaj. Ai vetëm rrugëtoi në disa ekipe, por zemra e tij ka rrahur çdo herë për FC Ferizaj.

Me Kurtajn dhe Kiqinën ne po ndërtojmë një ofanzivë të frikshme. Para vetës e kemi një mision, Superligën”, njofton FC Ferizaj.

Ferizaj renditet në vend të tretë me 29 pikë e ka 2 më pak se lideri Vjosa e Shtimes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat