Tre pikë të mëdha për Lutonin

Futboll

Tre pikë të mëdha për Lutonin

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 18:34
Pamje nga ndeshja

Në duelin e mbijetesës në Premeir League, Lutoni fitoi 2:3 përballë Sheffield Utd, në fushën e këtij të fundit.

Doughty shënoi për miqtë që në minutën e 17-të, por vendësit reaguan duke përmbysur përkohësisht rezultatin me golat e McBurnie-t dhe Ahmedhodzicit në pjesën e dytë.

E pabesueshme ajo që ndodhi më pas: dy autogola të skuadrës vendëse (Robinson dhe Slimane) i dhanë fitoren Lutonit, që shkon në kuotën e 15 pikëve, ende në zonën e rënies.

Tre pikë të mëdha për Lutonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat