Allegri shpreson se Chiesa dhe Locatelli do jenë gati

Futboll

Allegri shpreson se Chiesa dhe Locatelli do jenë gati

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 11:24
Allegri

Allegri shpreson se Chiesa dhe Locatelli do jenë gati!

Pasi ka arritur sukses në ndeshjen e dytë radhazi në transfertë në kampionat, Juventusi është rikthyer në fushë për t’u përgatitur për ndeshjen e së shtunës në mbrëmje kundër Romës, ndeshja e fundit e vitit kalendarik për dy skuadrat.

Përpara kësaj sfide, Allegri është me sytë nga infermieria, duke qenë se Federico Chiesa dhe Locatelli kanë pasur probleme fizike.

Të dy kanë punuar veçmas, por te Juventusi ka optimizëm se të dy do të jenë në dispozicion për ndeshjen kundër Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat