Tifozët e Romës “shpërthejnë” kundër lojtarit

Futboll

Tifozët e Romës “shpërthejnë” kundër lojtarit

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 11:38
Leonardo Bonucci

Leonardo Bonucci pritet të ndryshojë ambient në merkaton e janarit, duke qenë se eksperienca te Union Berlin në Bundesligë, nuk po shkon sipas planeve të italianit.

Mbrojtësi është vendosur në kërkim të një tjetër destinacioni për të përjetuar sezonin e fundit në karrierë.

Një ide është rikthimi në Itali, teksa Roma ka shprehur interes për 36-vjeçarin. “Verdhekuqtë” kanë probleme të theksuara në mbrojtje, për shkak dëmtimesh dhe Bonucci përfaqëson një zgjedhje emergjente për trajnerin Hoze Murinjo.

Mirëpo, edhe pse ky transferim mund të duket ideali për të gjitha palët e përfshira, sërish rrezikon të dështojë dhe kjo prej tifozëve të skuadrës kryeqytetase.

“Ultrasit verdhekuq” nuk e mirëpresin Bonuçin për shkak të kaluarës së tij juventine dhe këtë e kanë shprehur hapur në rrjetet sociale, aq më tepër tashmë që mbrojtësi është në ditët e fundit të karrierës.

Tifozët e Romës dëshirojnë transferimin e Tilo Kehrerit nga Uest Hemi, duke detyruar në një farë formë që drejtuesit e “verdhekuqve” të heqin dorë nga Bonuçi.

Megjithatë, për ish-juventinin ka shpresë pasi në Premier Ligë është skuadra e Uest Hemit, e cila po udhëheq në sondazhe për italianin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat