Lojtarja e Kombëtares humb jetën në aksident trafiku

Futboll

Lojtarja e Kombëtares humb jetën në aksident trafiku

Nga: K. G. Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 13:28
Melika Mohamadi

Futbollistja e kombëtares së Iranit, Melika Mohamadi (23 vjeç), ka humbur jetën në një aksident trafiku.

Siç raportohet, ajo ka qenë në automjet së bashku me bashkëlojtaret e ekipit "Bam Katon", Zahrom Kadjavi dhe Benaz Taherkani.

Fatmirësisht dy pasagjerët e mbetur kanë shpëtuar vetëm me lëndime të lehta

Mohamadi luajti për kombëtaren iraniane në pesë ndeshje.

Presidenti i Konfederatës Aziatike të Futbollit (AFC) Shaikh Salman bin Ebrahim Al Khalifa ka shprehur pikëllimin dhe tronditjen e tij të thellë pas lajmit për vdekjen e parakohshme të lojtares së Kombëtares së Iranit për femra, Melika Mohammadi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat