Blerja e re e Barcelonës: Përvojë unike, dua ta shijoj

Futboll

Blerja e re e Barcelonës: Përvojë unike, dua ta shijoj

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 16:15
Vitor Roque

Vitor Roque, blerja më e fundit e Barcelonës, pasi kaloi testet fizike shfrytëzoi rastin për të thënë fjalën e tij si lojtar më i ri “blaugrana”.

“Jam shumë i lumtur me gjithçka që ka ndodhur në jetën time.

Është një ëndërr që tani e kam realizuar.

Do të përpiqem të mësoj sa më shumë dhe ta shijoj këtë përvojë unike si lojtar i Barcelonës dhe të shënoj sa më shumë gola.”

Kur u pyet nëse kishte pasur dyshime për nënshkrimin me Barçën, ai nuk hezitoi të tregonte se ishte dëshira e tij më e madhe dhe gjithashtu e familjes së tij.

“Shumë herë. Ka qenë gjithmonë ëndrra ime, që kur isha fëmijë, jo vetëm imja, por edhe e familjes sime. Ata janë gjithashtu këtu duke përmbushur këtë ëndërr,” shtoi Vitor Roque.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat