Buxheti i frikshëm i Superligës Europiane

Futboll

Buxheti i frikshëm i Superligës Europiane

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 18:50
Foto ilustrim

Diskutimet për Superligën Europiane vijojnë, edhe pse jemi 6 ditë pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, e cila e vlerësoi menaxhimin ekonomiko-financiar dhe strukturor të futbollit nga UEFA dhe FIFA si abuzim me pozicionin dominues.

Një vendim që hap dyert drejt lindjes së super entitetit të ri për klubet shumë të mëdha, me A22 (kompania përgjegjëse për zbatimin e projektit), ku transferimi i ndeshjeve do të jetë falas për të gjithë.

Superliga, nëse lind, do të angazhojë burime kolosale.

Orët e fundit në Spanjë disa gazeta sportive janë thelluar në projekt, gjithashtu dhe mbi të gjitha nga ana ekonomike dhe tabloja që del është e një kampionati mjaft të pasur dhe të shtrenjtë.

Buxheti i ndarë për fillimin e Superligës mendohet se do të jetë 15 miliardë euro, konkretisht 5 për secilin nga tre sezonet e para. Një pjesë e kësaj shume, 400 milionë euro, do të ndahen për fondin e solidaritetit për futbollin amator dhe për ato skuadra që nuk marrin pjesë në ligë.

Paratë e garantuara nga investitorët evropianë dhe amerikanë po shqetësojnë UEFA-n, e cila nga ana e saj po shpërndan 200 milionë euro për kompeticionin e Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat