Silva përsërit dëshirën e madhe

Futboll

Silva përsërit dëshirën e madhe

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 22:22
Bernardo Silva

Bernardo Silva do të rikthehet një ditë te Benfica e tij e dashur. Sulmuesi anësor ka kontratë deri në 2026 me Manchester Cityn, skuadër me të cilën ka fituar gjithçka.

29-vjeçari ofensiv ka dalë nga akademia e Benficës dhe mbetet një tifoz i zjarrtë i “Shqiponjave të Lisbonës”.

“Nuk e kam fshehur kurrë dëshirën time për t’u rikthyer një ditë në Lisbonë. E di që njerëzit flasin për këtë gjë, por është e rëndësishme të jemi realistë.

Rikthimi im te Benfica mund të ndodhë në vitin 2026, kur të përfundojë kontrata ime me Manchester Cityn”, u shpreh Bernardo Silva.

Lojtari luzitan është shumë i rëndësishëm për skemat e Pep Guardiolës, ndërkohë që gjatë karrierës së tij me kombëtaren portugeze numëron 87 ndeshje dhe 11 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat