Skriniar flet për aventurën te PSG si dhe tregon momentin më të bukur që e kishte te Interi

Futboll

Skriniar flet për aventurën te PSG si dhe tregon momentin më të bukur që e kishte te Interi

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 10:25
Milan Skriniar

Milan Skriniar po e shijon aventurën te Paris Saint Germain ku iu bashkua gjigantit francez në verë si futbollist i lirë pas largimit nga Interi.

Qendërmbrojtësi sllovak kishte pritur deri në fund të kontratës me Interin në mënyrë që t’i bashkohej parisienëve si lojtar i lirë dhe ai tani është shumë i lumtur në kryeqytetin francez.

28-vjeçari ka folur për faqen zyrtare të klubit ku ka thënë se për të është krenari që është pjesë e një klubi si PSG.

“Jam krenar që vesh fanellën e këtij klubi, pasi është faza më e rëndësishme e karrierës sime. Është diçka e pabesueshme të jem pjesë e PSG-së. Jam ndjerë menjëherë mirë këtu që prej ditës së parë”.

Reprezentuesi sllovak ka thënë se të gjithë te PSG nga shokët e skuadrës dhe punëtorët e tjerë janë sjell në mënyrë fantastike me të.

“Shokët janë fantastikë, por dua të them se të gjithë njerëzit që punojnë te PSG janë të sjellshëm me mua. Jam realisht shumë i lumtur”, thekson mbrojtësi sllovak.

Tutje mbrojtësi sllovak ka folur edhe për karrierën e tij te Interi duke zbuluar momentin më të mirë pas gjashtë viteve qëndrim në fanellën zikaltër.

“Kam qenë për gjashtë vite pjesë e një prej klubeve më të mëdha në botë. Fituam shumë. Vitin e parë u kthyem në Champions League, ishte fantastike. Por, momenti më i bukur ishte fitimi i titullit kampion”, tha Skriniar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat