Calhanoglu refuzon milionat nga Arabia Saudite

Futboll

Calhanoglu refuzon milionat nga Arabia Saudite

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 10:56
Hakan Calhanoglu

Ylli i Interit, Hakan Calhanoglu thuhet se ka refuzuar një ofertë me vlerë 18 milionë euro në sezon nga skuadra e Superligës së Arabisë Saudite, Al Hilal.

Mesfushori turk është një nga lojtarët kryesorë të Simone Inzaghit, me shtatë gola dhe tre asistime në 17 paraqitje në Serie A këtë sezon.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Al Hilal e ka tunduar 29-vjeçarin me një kontratë katërvjeçare me vlerë 18 milionë euro në sezon, por turku nuk është i gatshëm të largohet nga Giuseppe Meazza në janar.

I njëjti propozim do të jetë i vlefshëm në fund të sezonit, raporton Gazzetta dello Sport, por Calha tashmë kishte refuzuar t’i bashkohej Superligës Suadite verën e kaluar.

Ish-mesfushori i Milanit nënshkroi një zgjatje të kontratës me Interin në korrik të 2023 dhe marrëveshja e tij aktuale në Stadio Meazza përfundon në qershor 2027.

Calhanoglu iu bashkua Interit si një transferim i lirë nga Milani në vitin 2021 dhe ka shënuar 20 gola në 116 paraqitje me Nerazzurrët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat