Maqedonia cakton miqësore me Kroacinë

Futboll

Maqedonia cakton miqësore me Kroacinë

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 17:47
Pamje nga një ndeshje

Më 3 qershor 2024, kombëtarja e Maqedonisë do të luajë ndeshjen kontrolluese kundër Kroacisë në Rijekë.

Federata e Futbollit të Maqedonisë konfirmon ndeshjen miqësore ndaj fituesve të vendit të tretë në Kampionatin e fundit Botëror. 

Ndeshjen e fundit kundër Kroacisë, Maqedonia e ka luajtur më 12 tetor 2012 në eliminatoret e Botërorit 2014. Në Arenën në Shkup, Kroacia fitoi me rezultat 2:1. Në tetë duelet e deritanishme me Kroacinë, Maqedonia ka një fitore (17.11.2007, 2:0, eliminatoret e Europianit 2008) dhe dy barazime.

– Jemi të kënaqur që do të luajmë një ndeshje kontrolluese kundër Kroacisë, një prej skuadrave më të forta evropiane. Ky është një konfirmim i statusit tonë, kombëtaret e forta e shikojnë përfaqësuesen tonë me shumë respekt.

Ndeshja do të jetë një mundësi e shkëlqyer për ne që të përparojmë si skuadër dhe sigurisht që të përpiqemi të rrisim konkurrencën në skuadër para fillimit të ndeshjeve kualifikuese, tha seleksionuesi Bllagoja Milevski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat