Drejtori i Steaua e Bukureshtit kritikon rumunët për blerjen e lojtarit nga Kosova

Futboll

Drejtori i Steaua e Bukureshtit kritikon rumunët për blerjen e lojtarit nga Kosova

Më: 28 dhjetor 2023 Në ora: 19:38
Stoica e Hasani

Florent Hasani nga Kosova do të largohej nga Tirana për t’iu bashkuar Rapidit të Bukureshtit në Rumani.

Shifrat e transferimit flitet se shkon te 300 mijë euro, por rumunët nuk po flasin të gjithë pozitivisht për këtë kalim.

Së fundmi ishte drejtori i Steauas së Bukureshtit, Mihai Stoica, i cili u shpreh se shifra e paguar për Florent Hasanin ishte shumë e lartë.

“E pashë Florent Hasanin, e kam parë se ku ka luajtur, se çfarë ka arritur.

Kishte 7 sezone, por kishte sezone që e mbyllte me zero gola, zero gola. Luajti rreth Hungarisë, në disa ekipe aty…askund me pak fjalë.

Më pas del golashënuesi më i mirë në Shqipëri me 10 gola.

Edhe çfarë? Janë shumë para, shumë para për të”, tha Stoica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat