Neymar i dëmtuar feston 72 orë pa ndalim

Futboll

Neymar i dëmtuar feston 72 orë pa ndalim

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 12:09
Neymar

Videot e postuara nga vetë ai në rrjetet sociale, teksa dukshëm me dhimbje i nënshtrohej seancave të fizioterapisë bën xhiron e botës. Por kur bëhet fjalë për të festuar, Neymar harron gjithçka.

Vetëm një muaj larg operacionit, braziliani ka zgjedhur një terapi të veçantë për t’u rikuperuar: një festë në det të hapur me anije, që ka zgjatur tre ditë.

Dhe sigurisht një zgjedhje e tillë nuk është pritur mirë nga klubi i tij Al-Hilal dhe është shoqëruar me shumë polemika në mediat braziliane.

Këto të fundit kanë dhënë detaje nga ajo që e kanë cilësuar si një “festë e çmendur”, ku morën pjesë më shumë së 4300 persona.

Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat në vend, Neymar nuk ishte organizatori, por i ftuari special dhe të pranishmit duhet të paguanin secili rreth 875 euro për të festuar Krishtlindjet dhe dy ditë më pas me yllin e futbollit botëror.

Disa pamje nga kjo festë kanë nisur të qarkullojnë në rrjetet sociale, ku Neymar duket se ka harruar dëmtimin, që e detyroi të mbyllë përpara kohe sezonin dhe të humbasë finalet e Kupës së Amerikës me Brazilin, verën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat