Zbulohen datat zyrtare, ja kur do të luhen gjysmëfinalet dhe finalja

Futboll

Zbulohen datat zyrtare, ja kur do të luhen gjysmëfinalet dhe finalja

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Zbulohen datat zyrtare, ja kur do të luhen gjysmëfinalet dhe finalja!

Superkupa e Italisë do të luhet në Arabinë Saaudite në janar, në formatin e ri “final four”. 

Lega Serie A ka zbuluar datat zyrtare, ku gjysmëfinalet Napoli-Fiorentina do të luhen më 18 janar dhe Inter-Lacio do të luhet më 19 janar. Ndërsa finalja do të luhet më 22 janar në orën 20:00.

23 milionë euro në total do u ndahen klubeve pjesëmarrëse, ndërkohë që 7 prej tyre do i shkojnë vetëm fituesit. Kushdo që fiton Superkupën e Italisë, do të marrë si “çmim” të mëtejshëm mundësinë për të luajtur një ndeshje miqësore në verë me një ekip saudit, me skuadrën dhe datat që do të përcaktohen pas përfundimit të kompeticionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat