Jashari i bashkohet Prishtinës së Re 

Futboll

Jashari i bashkohet Prishtinës së Re 

Nga: K.G.. Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 13:16
Dardan Jashari

Futbollisti Dardan Jashari i bashkohet ekipit të Prishtinës së Re, e cila skuadër synon hyrjen në elitën e futbollit të Kosovës.

Prishtina e Re do të jetë edhe më e fortë me Jasharin.

Prishtina e Re renditet në vend të dytë me 30 pikë e ka një më pak se lideri Vjosa dhe një më shumë se Ferizaj në pozitën e tretë.

“Kam kënaqësinë të ju njoftojë se kam arritur marrëveshje me skuadrën e KF Prishtina e Re.

Jam i lumtur që do të përfaqësojë ngjyrat e kësaj skuadre për edicionin pranveror,  kurse shpresoj që do t'i arrijmë objektivat e përbashkëta të vendosura.

Forca KF Prishtina e Re, na priftë e mbara!”, ka shkruar Jashari në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat