Një vit pa Pele-n, futbolli humbi simbolin e tij

Futboll

Një vit pa Pele-n, futbolli humbi simbolin e tij

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 13:22
Pele

Një vit më parë, në 29 nëntor të vitit 2022, në moshën 82-vjeçare u nda nga jeta pas një sëmundjeje të gjatë Edson Arantes Do Nascimento, i njohur në të gjithë botën si Pele.

Një legjendë e futbollit brazilian dhe atij ndërkombëtar, që për shumë vite ishte në qendër të një rivaliteti në distancë me Maradonën për titullin lojtari më i mirë në të gjithë historinë e futbollit.

Pele është lojtari i vetëm që ka fituar tri herë Kupën e Botës dhe i pari që ka shënuar në 4 edicione të ndryshme të Botërorit. Ai ka luajtur thuajse të gjithë karrierën e tij te Santos, nga viti 1957 deri në vitin 1974 dhe mbylli aventurën e tij në futbollin e luajtur në SHBA, ku veshi për tri vite fanellën e New York Cosmos.

Me emrin e tij, simbol i futbollit dhe sportit në përgjithësi, lidhet veçanërisht miti i fanellës me numrin 10-të, me të cilën ai shkroi historinë e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat