Porta e Tiranës kthehet në makth

Futboll

Porta e Tiranës kthehet në makth

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 13:27
Pamje nga një ndeshje

Te Tirana duket se porta është kthyer në një makth. T

ashmë prej kohësh mungojnë Gentian Selmani, Mustafë Abdullahu, të cilët janë të dëmtuar dhe ende nu kanë mundur të rikuperohen.

Leon Kozi është portieri që ka startuar si titullarë në sfidat e fundit që bardheblutë kanë luajtur.

Por duket se fati i keq e ndjek edhe 20-vjeçarin, i cili është dëmtuar.

Prej ditësh Kozi nuk stërvitet me skuadrën dhe tashmë rrezikon edhe të operohet në menisk.

Një tjetër “hall” i shtuar për Julian  Ahmataj, që shikon t’i hiqen një na një mundësitë e zgjedhjeve për portën bardheblu.

“Shpëtimtari” sigurisht deri të shërohen të dëmtuarit do të jetë Ilion LIka. Veterani është po aty për të nxjerrë skuadrën nga vështirësëa, teksa drejtuesit shpresojnë se deri në rikthimin e Superiore të mund të shërohen Selamani apo Abdullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat