Mourinho vulos fatin e Leonardo Bonucci

Futboll

Mourinho vulos fatin e Leonardo Bonucci

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 13:31
Mourinho

Prej kohësh po përflitet për transferimin e mbrojtësit veteran Leonardo Bonucci nga Union Berlin te Roma. Një lëvizje që ka krijuar shumë zhurmë, teksa tifozët kanë dalë kundër ardhjes së veteranit.

Ai që ka vënë vulën është trajneri Jose Mourinho, që edhe pse ka nevojë për një mbrojtës me përvojë, ka marrë anën e tifozëve. “Nuk flas për lojtarët e ekipeve të tjera. Bonucci është një lojtar i Union Berlin”, tha Mourinho.

“Unë them gjithnjë dy gjëra: Zemra e një klubi janë tifozët, ata janë sovrani që flasin. Pastaj ka edhe një klub, që ka strukturat e tij që marrin vendim”, u shpreh portugezi.

“Kur ti bën diçka që u pëlqen tifozëve, shton edhe më tej pasionin e tyre. Kur bën të kundërtën e kupton vetë nga reagimi i tyre. Nuk mund të them më shumë se kaq”, tha Jose Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat