Sulmuesi shqiptar mendon largimin nga Chelsea

Futboll

Sulmuesi shqiptar mendon largimin nga Chelsea

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 13:36
Armando Broja

Armando Broja po merr gjithnjë e më tepër minuta me fanellën e Chelsea-t, por pa mundur të kthehet në protagonist në tapetin e blertë.

Sulmuesi shqiptar nuk po arrin të shënojë, duke lënë të pakënaqur edhe tifozët. 22-vjeçari u përpoq nga dita në ditë për të bindur stafin, drejtuesit dhe tifozët se ai ishte i duhuri për Chelsea-n.

Megjithatë, tashmë duket se Broja është “dorëzuar”.

Sipas “The Athletic”, sulmuesi i Kombëtares kuqezi po merr në konsideratë edhe largimin nga blutë e Londrës nëse këta të fundit arrijnë marrëveshjen me një tjetër sulmues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat