Klopp i gëzohet rikthimit të portugezit nga dëmtimi

Futboll

Klopp i gëzohet rikthimit të portugezit nga dëmtimi

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 15:25
Salah e Jota

Pasi mori kreun e renditjes së Premier League, Liverpool përgatitet për një sfidë të rëndësishme ndaj Neëcastle. Një sfidë e vështirë për “reds”, që synojnë të ruajnë kreun e klasifikimit.

“Tani shumë gjëra janë edhe në duart tona, ndaj duhet të jemi të kujdesshëm për të mos lënë shumë pikë rrugës. Newcastle është rival i fortë, por duhet të jemi të aftë të luajmë në grup, për të fituar sërish”, tha Klopp.

Trajneri do të ketë në dispozicion edhe sulmuesin portugez Diogo Jota, që ka rikuperuar nga dëmtimi.

Një rikthim që vjen në një moment të rëndësishëm, kur  Mohamed Salah pritet të shkojë në Kupën e Kombeve të Afrikës.

“Një rikthim super i rëndësishëm.

Të gjithë janë të rëndësishëm, por Diogo është i veçantë.

Sidomos që tani do të na largohet Salah, rikthimi i tij është i rëndësishëm për të ruajtur balancat në ekip”, tha Klopp.

“Më pëlqen shumë Jota, pasi luan duke përdorur mendjen. Është shumë i zgjuar dhe e kupton në një mënyrë të veçantë ndeshjen. Do të jetë një ndihmë më e madhe për ne dhe shpresoj të shënojë sa më shumë”, u shpreh Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat