Kundër zv. presidentit të Federatës

Futboll

Kundër zv. presidentit të Federatës

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 15:28
Rudi Fëler

Rudi Fëler i ka dalë në krah Joshua Kimishit dhe Ilkai Gyndogan vetëm një ditë pasi këto të fundit u sulmuan haptazi nga zëvendëspresidenti i Federatës Gjermane të Futbollit.

Për mesfushorin e Bajernit të Mynihut, Ralf-Uve Shafert tha se nuk kishte treguar kurrë se ishte një lider në fushë.

Ndërsa më i ashpër u tregua me mesfushorin e Barcelonës, për të cilin deklaroi se: “Si strateg nuk ka dy si ai në fushë, por mendoj se sa herë luan për Gjermaninë dërgon në fushë ‘binjakun’, kurrë nuk pëerformon siç ka bërë me Sitin apo siç bën me Barçën tani”.

Këto deklarata nuk kanë kaluar pa u komentuar nga Drejtori Sportiv i Gjermanisë të të rriturve, Rudi Fëler.

“Në Federatë secili ka detyrat e tij. Jam i kënaqur për faktin se të gjithë po interesohen për kombëtaren dhe mendoj se kritikat janë pjesë e lojës, sidomos pas paraqitjeve të fundit.

Por kritikat për lojtarët tanë kryesorë janë të tepërta dhe të papranueshme.

Nuk mund ta imagjinoj se Shafert i ka thënë me të vërtetë ato fjalë. Nëse po, atëherë do të dëshiroja ta takoja për një kafe dhe t’i shpjegoja si është situata”, tha Fëler.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat