Si ndryshon Serie A me shfuqizimin e “Dekretit të rritjes”

Futboll

Si ndryshon Serie A me shfuqizimin e “Dekretit të rritjes”

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Qeveria Meloni është e vendosur, duke nisur prej 1 janarit të 2024-ës skuadrat e Serisë A nuk do të përfitojnë më lehtësime tatimore pasi do të shfuqizohet i ashtuquajtur “Dekreti i Rritjes”.

Edhe pse klubet elitare italiane lobuan fort për të shtyrë këtë vendim të qeverisë deri më 29 shkurt, nga ana e vendimarrësve nuk kishte hezitim.  

“Dekreti i Rritjes” kishte ndikuar në rritjen e cilësisë së klubeve italiane pasi u lejonte që të paguanin më pak taksa për pagat e majme të futbollistëve, të cilët vinin nga jashtë. Pikërisht falë kësaj norme Seria A italiane u pasurua në vitet e fundit me lojtarë si Ronaldo dhe Lukaku.  

Vetëm për sezonin 2023-2024 ekipet e Serisë A, pa “Dekretin e Rritjes”, duhet të paguanin plot 150 milionë euro më shumë në taksa.

Sezonin e kaluar, 64 në 129 transferime lojtarësh në Serie A janë bërë duke përdorur këtë dekret. Të gjithë këto statistika tregojnë qartë se sa shumë kishte ndikuar ai futbollin italian.

“Dekreti i rritjes” gjithashtu ndryshoi edhe përbërjen e skudrave italiane, të cilat kishin nisur edhe më parë që të ndërkombëtarizoheshin. Në sezonin 2018-2019 përqindja e lojtarëve të huaj në skuadra ishte 55 ndërsa me këtë dekret ky numër arriti majat sezonin e kaluar ku mesatarisht secila skuadër kishte 61% të lojtarëve të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat