Pioli: Ja cili është defekti ynë

Futboll

Pioli: Ja cili është defekti ynë

Më: 29 dhjetor 2023 Në ora: 15:56
Pioli

Milani i Stefano Piolit do të përballet këtë të shtunë me Sassuolo-n në javën e tetëmbëdhjetë të Serisë A.

Një ndeshje që duhet fituar për të larguar zërat për shkarkimin e trajnerit dhe për të harruar dëmtimet e shumta, që vazhdojnë të komplikojnë sezonin e kuqezinjve:

“Ka qenë një javë punë për të përmirësuar të tashmen tonë. Nesër duhet të bëjmë një paraqitje fituese, por nuk e kosndieroj si shansin tim të fundit.

“Nuk kam frikë, do të doja që skuadra të mund të shprehte potencialin e saj, duke u bërë më e bashkuar. Defekti ynë këtë vit është që nuk kemi pasur vazhdimësi”.

Ishte një javë e ndërlikuar për Stefano Piolin, i vënë në dyshim pas një tjetër hapi të gabuar ndaj Salernitanës.

Shkarkimi ishte një mundësi reale, por trajneri nuk është larguar:

“Nuk kam folur me Cardinale, e pashë në Milanello një muaj më parë, – vijoi Pioli, – por unë ndërveproj me drejtuesit si gjithmonë. Kam jetuar këtë javë duke punuar, është gabim të mendosh për të ardhmen e Piolit.

“Ne të gjithë kemi nevojë për një fitore nesër. Duhen shumë gjëra, ka vend për të bërë mirë, por nesër na duhen tri pikët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat